TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2025, 18:35

Ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit shkund rrjetën në Turqi, vetëm 1 tifoz feston golin mes vërshëllimave (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit shkund rrjetën në

Eduart Rroca ka shënuar golin e radhës në Turqi. Ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit realizoi penalltinë për Keciorengucu në transfertën e Bandirmaspor. 
 
Ishte minuta e 55, kur Rroca dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-2. Vërshëllimat e tifozëve vendas ishin të shumtë, por 31-vjeçari reagoi si duhet me eskperiencën e tij. 

Vetëm 1 tifoz ishte duke e festuar golin e Rrocës në këtë transfertë dhe ky detaj u fokusua nga regjia. Në Ligën e Parë turke, tashmë Rroca numëron 5 gola dhe 3 asiste. 

eduart rroca ish-lojtari i kukësit dhe luftëtarit liga e parë turke

Lini një Përgjigje