TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2025, 15:48

Shpërthen keq te Milani pas fitores me Parmën, trajneri Konseisao gati të përleshet me kapitenin e skuadrës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen keq te Milani pas fitores me Parmën, trajneri Konseisao gati

Milani mundi me përmbysje Parmën 3-2, në një ndeshje të “çmendur”. Nuk mungoi tensioni, teksa mediat italiane raportojnë për një përplasje të madhe brenda kuqezinjve, pas takimit.

Tekniku Konseisao kishte shumë për të sqaruar me kapitenin e Milanit, Davide Kalabria. Trajneri u ndal nga Teo, i cili dukej se i thoshte vazhdimisht, “Më vonë, më vonë”.

Për të shmangur konfrontimin fizik u desh ndërhyrja e stafit. Natyrisht, te Milani, në orët në vijim do ketë edhe një sqarim të situatës, me pamje të tilla që nuk janë aspak të mira.

serxho konseisao trajneri i milanit përplasja fizike

Lini një Përgjigje