
Superkompjuteri i Bettingexpert, BETSIE, së fundmi ka parashikuar fituesin e Champions League 2024-2025.
Thuhet se superkompjuteri ekzekutoi 100,000 simulime dhe parashikoi që një fitues krejtësisht i ri do të kurorëzohej në fund të këtij sezoni.
Sipas një raporti nga “The Sun”, superkompjuteri BETSIE ka parashikuar se Arsenali është favorit për të fituar Champions League këtë vit.
Skuadra e Mikel Artetës është shpallur kampione në 26.3% të simulimeve. Ata pasohen nga Liverpuli, që ka fituar 21.6% herë turnetë e simuluar.
Reali i Madridit (9.4%), Barcelona (8.9%) dhe Bajerni i Mynihut (6.7%) përbëjnë pesë favoritet kryesore për të fituar turneun këtë vit.
Aktualisht, Arsenali është i treti në renditjen e Champions League me 16 pikë në shtatë ndeshje.
Sezonin e kaluar, ata arritën në çerekfinale, por u eliminuan nga Bajerni i Mynihut me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Lini një Përgjigje