TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2025, 20:04

Napoli përmbys Juventusin me Lukakun, ekipi i Kontes i shkakton humbjen e parë bardhezinjve në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Napoli përmbys Juventusin me Lukakun, ekipi i Kontes i shkakton humbjen e

Napoli ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1, në javën e 22 të kampionatit italian. Skuadra e Kontes i shkaktoi humbjen e parë në Serinë A “Zonjës së Vjetër”.

Kolo Muani debutoi me gol te Juventusi duke dhënë iluzionet e fitores në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta vendasit reaguan duke shënuar dy herë.

Anguisa barazoi në minutën e 57 dhe Lukaku fiksoi shifrat në 2-1 në minutën e 69 nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga MekTomini.

Në këtë takim, Luis Hasa qendroi i gatshëm në stol për Napolin, ndërsa Rrahmani ishte titullar.

Napoli kryeson përkohësisht renditjen me një avantazh prej 6 pikë nga Interi, por zikaltrit kanë dy ndeshje më pak.

napoli juventus seria a

Lini një Përgjigje