
Liverpuli ka mundur 4-1 Ipsuiçin në javën e 23 të Premier Ligës dhe ka blinduar kreun e kampionatit.
Ndeshja e zhvilluar në “Anfield Road” u zhbllokua në minutën e 11 me një gol të Shoboszlai, me Salah në minutën e 35 dhe Gakpo në minutën e 44 që realizuan të dytin dhe të tretin për ekipin e Slot.
Goli i katërt për vendasit erdhi në minutën e 66 dhe u realizua nga Gakpo. Grivs në minutën e 90 shënoi golin e ngushëllimit për miqtë.
Fiton edhe Arsenali që mposhti 1-0 në transfertë ekipin e Ullverhempton. Tri pikë të vuajtura për ekipin e Artetës, që mbeti me 10 lojtarë në minutën e 43 pas kartonit të kuq të marrë nga Luis Skeli.
Barazia numerike në fushë u vendos në minutën e 70, pasi “Ujqërit” mbetën gjithashtu me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Zhoao Gomes.
Buzëqesh edhe Njukasëlli që mundi 3-1 në transfertë Sauthemptonin. Protagonisti i ndeshjes ishte Isak, autor i dy golave.
Humbje turpëruese për Notingem Forest, që u mposht 5-0 në fushën e Bërnmuthit. Brajtoni është mundur 1-0 në shtëpi nga Evertoni.
Lini një Përgjigje