TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2025, 17:34

Bajerni fiton në transfertë dhe nis shkëputjen nga rivalët, zhgënjejnë Dortmundi dhe Leverkuseni

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni fiton në transfertë dhe nis shkëputjen nga rivalët,

Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga ndeshjet e kampionatit gjerman. Bajerni fitoi 1-2 në shtëpinë e Frajburgut, duke marrë kështu 3 pikët e radhës. Kejn dhe Kim shënuan për bavarezët, ndërsa goli i Ginter në krahun tjetër shërbeu vetëm për statistikë. Të besuarit e Kompani kryesojnë Bundesligën me 48 pikë, të shkëputur nga rivalët.

Dortmundi barazoi 2-2 me Verder Bremen. Verdhezinjtë luajtën për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Shloterbek në minutën e 21.

Leverkuseni nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Lajpcigut. Kampionët e Bundesligës renditen në vendin e dytë, me 42 pikë.

bajern mynih bajer leverkusen borusia dortmun bundesliga

Lini një Përgjigje