
Mbrojtësi anglez Kyle Walker është zyrtarisht futbollisti më i ri i Milanit. 34-vjeçari ka dhënë fund aventurës së tij 8-vjeçare te Manchester City, aty ku fitoi 17 trofe, përfshirë “Tripletën” e famshme të vitit 2023.
Walker vjen te Milani në formën e huazimit, teksa “Djalli” ka të drejtën për të blerë kartonin e tij në fund të sezonit.
Lamtumira e Walker nga City vjen si pasojë e formës së tij të dobët në sezonin e fundit me “Qytetarët”, por edhe me problemet që po kalon me familjen e tij, i cili vendosi se largimi nga Anglia ishte zgjidhja më e mirë.
New Defender alert ????⚫
— AC Milan (@acmilan) January 24, 2025
Welcome, @kylewalker2! ????️#SempreMilan #DNACMilan
Lini një Përgjigje