
Julian Nagelsmann iu rinovua kontrata me Kombëtaren gjermane. Kontrata e Julian Nagelsmann, trajnerit të Kombëtares gjermane të futbollit, është zgjatur deri në vitin 2028.
Në deklaratën e bërë nga Federata Gjermane e Futbollit, thuhet se “Julian Nagelsmann do të vazhdojë detyrën e tij si selektor për Botërorin e ardhshëm.
Trajneri 37-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re që do të zgjasë deri në vitin 2028."
Trajneri gjerman u emërua në krye të panzerëve në shtator 2023.
Lini një Përgjigje