TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2025, 23:58

Liga e Europës/ Lacio kualifikohet në raundin tjetër, Junajtid përmbys Renxhërsin e Bajramit; ekipi modest surprizon Ajaksin

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Lacio kualifikohet në raundin tjetër, Junajtid

Përfundojnë ndeshjet e raundit të parafundit të Ligës së Europës. Mançetser Junajtid ka mposhtur Gllasgou Renxhërsin e Nedim Bajramit me rezultatin 2-1. Xhek Butland i dha avantazhin “Djajve të Kuq” falë një autogoli të realizuar në minutën e 52. Kur mendohej se skuadra e Amorim do të fuste në kasafortë 3 pikët, skocezët barazuan shifrat me Deser në minutën e 89.

Festa e Gllasgout nuk zgjati shumë, pasi Mançesteri gjeti golin që i dha fitoren dhe 3 pikët me Bruno Fernandes në minutën e 90+2.

Lacio ka triumfuar në “Olympico” përballë Sociedadit me rezultatin e pastër 3-1 dhe ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Mario Gila zhbllokoi ndeshjen në minutën e 5. Në minutën e 32, Zakanji dyfishoi shifrat, ndërsa 2 minuta më vonë, Kastejanos i “vuri kapakun” takimit me golin e tretë.

Në minutën e 83, Sociedadi ngushtoi diferencën me Barneçea, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Surpriza ka ardhur nga Letonia, aty ku Ajaksi është mposhtur nga Riga me rezultatin 1-0. Në ndeshjet e tjera, Frankfurtio triumfoi 2-0 me Ferencvarosh. PAOK-u mposhti SLavian e Pragës 2-0.

mançester junajtid lacio liga e europës

Lini një Përgjigje