TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2025, 21:56

Mario Mitaj nuk i “ndahet” Kristiano Ronaldos”, mbrojtësi i kombëtares në formacionin më të mirë të javës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj nuk i “ndahet” Kristiano Ronaldos”, mbrojtësi

Mario Mitaj po kalon një moment të artë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Në sfidën që Al Itihad fitoi 2-1 ndaj Al Shabab, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Faqja e specializuar e vlerësimeve dhe statistikave, “Sofascore”, ka vlerësuar paraqitjen e talentit kuqezi, teksa e ka zgjedhur në formacionin e javës së 16 të kampionatit. Madje e ka vlerësuar edhe me notën 8.3.

Në 11-shen me të mirë, Mitaj ndodhet së bashku me Kristiano Ronaldon, yllin e kampionatit saudit dhe të skuadrës së Al Nassr, si dhe emrave të tjerë të rëndësishëm si Naço Fernandez, Brozoviç, Malkom, etj. Këtë sezon me fanelën e skuadrës arabe, Mitaj ka luajtur në 15 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste.

Mario Mitaj nuk i “ndahet” Kristiano Ronaldos”, mbrojtësi

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje