
Tirana vazhdon të afrojë lojtarë pranë ekipit për të shtuar forcat e rimëkëmbjes. Klubi bardheblu ka firmosur me Luciano Vera, një mbrojtës i djathtë argjentinas, i cili vjen nga skuadra e FC Gior në Humgari.
“Luciano Vera është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve. Mbrojtësi i djathtë pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e ben pjesë të klubit.
22 vjeçari është transferuar nga klubi ETO FC Győr i Hungarisë dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Shkëmbi”– shkruan klubi.
Argjentinasi luan specifikisht në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe është vënë nën urdhërat e Bledi Shkëmbit. Futbollisti më i ri i bardhebluve vjen nga një ekip ku prania e shqiptarëve është e shumtë, me Bitrin, Markun dhe të saposhtuarin Beqjan nga Teuta.
Vera ishte prej 1 viti e gjysmë te Gior. Si product i River Plejt ai luajti më pas për Dunajska Streda dhe STK Samorin në Sllovaki, po ashtu dhe Klub Deportivo Maipu në Argjentinë.
Luciano Vera numëron paraqitje dhe me Argjentinën U-17.
Lini një Përgjigje