
Ernest Muçi luajti titullar me Beshiktashin në sfidën ndaj Athletik Bilbao, takim i vlefshëm për raundin e 7 të Ligës së Europës dhe që përfundoi në favorin e turqve me rezultatin 4-1. Një nga lojtarët më protagonist në fushën e lojës ishte sulmuesi shqiptar, i cili bëri një ndeshje pozitive.
Pikërisht ish-futbollisti i Tiranës ka përfunduar në radarin e gjigandëve anglezë. Sipas mediave në Turqi bëhet me dije se për të ndjekur nga afër Muçin, në shkallët e stadiumit kishte skautë nga skuadra e Çelsit.
“Blutë” e Londrës po ndjekin shqiptarin, i cili siç duket iu ka “rrëmbyer” vëmendjen. Një operacion që pritet të marrë formë në ditët në vazhdim dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Muçit.
Gjithsesi mbetet të shihet me mjaft interes se si do të jenë zhvillimet e merkatos së janarit.
Lini një Përgjigje