TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2025, 16:32

Liga e Europës/ Dhunë mes tifozëve të Lacios dhe Sociedadit, 9 spanjollë të plagosur; njëri në spital në gjendje të rëndë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Dhunë mes tifozëve të Lacios dhe Sociedadit,

Nëntë tifozë të Real Sociedad u plagosën në qendër të Romës gjatë përleshjeve me tifozët e Lacios në prag të ndeshjes së Ligës së Europës të së enjtes mes dy skuadrave. Njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Rreth 70 mbështetës spanjollë u sulmuan nga rreth 80 mbështetës të Lacios në rrugën ‘Leonina’, pranë Koloseumit, rreth orës 23:00 të së mërkurës, tha një zëdhënës i policisë së Romës.

Ultrasit e Lacios përdorën objekte të mprehta dhe thika, teksa janë publikuar edhe fotografi të armëve të ftohta që supozohet se janë përdorur në sulm, duke përfshirë një çekiç, shkopinj, çelësa dhe një zinxhir. Huliganët e Lacios u larguan me mbërritjen e policisë.

Të dyja skuadrat përballen këtë të enjte në 21:00 në “Olimpico” dhe pas përleshjeve të mbrëmshme duket se policia do shtojë masat e sigurisë.

tifozët e real sociedad liga e europës lacio

Lini një Përgjigje