TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 22:27

Napoli e sheh tashmë prioritet Ardian Ismajlin, futbollisti i Juventusit i bën nder mbrojtësit të kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Napoli e sheh tashmë prioritet Ardian Ismajlin, futbollisti i Juventusit i

Napoli kthehet të fokusohet plotësisht tek Ardian Ismajli. Kryesuesit e Serisë A kërkojnë përforcime për pjesën e dytë të sezonit dhe mbrojtësi shqiptar tashmë është kthyer në një prioritet për napolitanët, pas refuzimit të fundit që morën.

Konte kishte kërkuar një qendërmbrojtës dhe ishte piketuar braziliani Danilo i Juventusit, i cili po largohet nga bardhezinjtë. Por ky i fundit ka ndërruar mendje dhe nuk do të vazhdojë më në Itali, duke u kthyer në Brazil për të firmosur me Flamengon.

Kësisoj, Napolit i duhet një tjetër lojtar për prapavijën dhe tani vëmendja është kthyer tek Ismajli, i cili është një futbollist me eksperiencë në Serinë A, e padyshim me cilësitë për të bërë mirë. Empoli nuk heq dorë nga futbollisti deri në fund të sezonit, kur atij i mbaron kontrata. Por Napoli tashmë është gati të paguajë për të siguruar firmën e tij.

Ndaj në ditët në vijim priten të reja në këtë drejtim, me përfaqësuesit e klubeve që do të nisin bisedimet konkrete për të mundësuar një marrëveshje.

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare napoli

Lini një Përgjigje