TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 20:50

Shaktari “ringjallet” përballë surprizës së Champions League, Lajpcigu i prish punë Sportingut të Lisbonës

Shkruar nga Pamfleti

Shaktari “ringjallet” përballë surprizës së

Është mbyllur takimi në Gjermani mes Lajpcigut dhe Sportingut të Lisbonës, si dhe sfida tjetër midis Shaktar Donjeck dhe Brest sa i takon sfidave hapëse të Champions.

Ukrainasit kanë bërë një sfidë spektakolare duke lënë mënjanë magjinë e Brest. Francezët kishin bërë disa çudira në këtë edicion të Champions, por pikërisht aty ku mendohej se do ta kishin më të lehtë gabonin. Kevin në minutën e 11 dhe Sudakov, talenti vendas në minutën e 37 vulosën matematikisht pjesën e parë dhe tërë takimin. Në fund pati hapësira për golin e 3-0 të Zubkov po që u anulua..

Sportingu nga ana tjetër bëri mirë ndaj një kundërshatri nga Bundesliga si Lajpcigu. Portugezët u mbajtën ndaj golit të “yllit” të gjermanëve, Sesko. I përhershmi Giokeres tashmë, si në kampionat dhe në Champions nuk harroi të bëjë atë që di më mirë , të shënojë. Goli i suedezit u duk sikur i ndhuroi një pikë “luanëve” të Portugalisë, por danezi Poulsen bëri që “Demat” të festonin në fund.

lajpcig sportingu i lisbonës shaktar donejck brest champions league

Lini një Përgjigje