TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 19:18

Luajti gjithë karrierën e tij vetëm në Itali, ish-mbrojtësi i kombëtares “var këpucët në gozhdë”

Shkruar nga Pamfleti

Luajti gjithë karrierën e tij vetëm në Itali,

Kastriot Dermaku ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Ish-mbrojtësi i Kombëtares do të mbyllë karrierën në moshën 33- vjeçare.

Të paktën kështu raportojnë mediat në Itali, ndërkohë që së fundmi ai ka pasur oferta edhe nga ekipe të Serisë C. Gjithashtu, Dermaku është shfaqur edhe në tribunat e ndeshjeve të kampionatit shqiptar, madje edhe këtu ka pasur disa oferta.

Luajti gjithë karrierën e tij vetëm në Itali,

Por, dëshira e qendërmbrojtësit ka qenë për t’u tërhequr. Dermaku ka luajtur me skuadra si: Empoli, Pavia, Parma, Kozenca dhe Leçe, aty ku e mbylli. Ai ka pësuar një dëmtim të rëndë, çka e detyroi që të qendronte mbi një vit jashtë fushave. Me kombëtaren, Dermaku ka luajtur 13 ndeshje e ka shënuar edhe një gol.

kastriot dermaku ish-mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje