TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 18:56

Myrto Uzuni prezantohet në fundjavë te FC Austin, detajet e kontratës së sulmuesit kuqezi me ekipin amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni prezantohet në fundjavë te FC Austin, detajet e

Myrto Uzuni dhe FC Austin kanë gjetur akordin total dhe sulmuesi i Kombëtares do jetë pjesë e ekipit nga Teksasi në sezonet e ardhshme. Mediat në Spanjë bëjnë me dije se prezantimi zyrtar i 29-vjeçarit do bëhet në fundjavë, pas disa burokracive me shkresat në MLS.

Kujtojmë se Uzuni u rebelua ndaj Granadës në Spanjë për arsyen se ekipi nuk po pranonte ofertën e FC Austin, kjo duke i shkuar përshtat sulmuesit që do përfitojë një kontratë për tre sezone, me opsion edhe për një vit tjetër, nga ku do të përfitojë 1.5 mln dollarë në sezon (2.1 milionë euro).

Veç saj, FC Austin është dakordësuar që të paguajë 12 mln euro te Granada për kartonin e Uzunit, shumë e cila do derdhet në arkat e spanjollëve me disa këste.

Kësisoj, Uzuni është ndër blerjet më të shtrenjta të FC Austin dhe drejtuesit e kanë të qartë se ai do jetë lideri i ekipit. Veç tij, klubi amerikan ka bërë edhe disa afrime të tjera për të qenë gati për sezonin e ri, ku kërkojnë të jenë protagonistë.

myrto uzuni sulmuesi shqiptar fc austin skuadra amerikane

Lini një Përgjigje