
Beshiktashi ka siguruar një fitore të rëndësishme në Ligën e Europës përballë Atletik Bilbaos, duke ringjallur plotësisht shanset për kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne. Dhe protagonistë të suksesit 4-1, ishin padiskutim dyshja shqiptare Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
“Shqiponjat” e Turqisë arritën të mposhtnin në shtëpi klubin e La Ligës falë dopietës së Rashicës. “Ylli” dardan nuk u nda me golin e parë në minutën e 17.
Anësori tentoi të dytin personal në minutën e 60 dhe ia doli mbanë. Miloti la pa fjalë të gjithë.
Në minutën e 67, lojtari nga Kosova u ndëshkua me karton të verdhë, por në fund, në golin e tretë në minutën e 77 asistoi portugezin Rafa Silva duke i kthyer reston e dy asisteve në të dy golat e Milot Rashicës. Golin e katërt e shënoi bashkëkombasi i Silvas, Mario në minutën e 90.
Në fushë ishte i pranishëm edhe Ernest Muçi, i cili dha dhe ai kontributin në fitoren e bardhezinjve në Ligën e Europës.
Lini një Përgjigje