TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 16:15

Shqipëria sfidon Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës, Tuhel e kap “paniku” për ndeshjen me kuqezinjtë në mars

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria sfidon Anglinë për kualifikueset e Kupës së

Edhe pse na ndajnë ende dy muaj nga takimet e para të Kombëtareve, Tomas Tuhel, i cili mori detyrën si trajneri i Anglisë më 1 janar, ka nisur që tani të familjarizohet me lojtarët.

Trajneri gjerman përveç Herri Kejnit, të cilin e njihte që në kohën kur punuan bashkë në Mynih, ka kontaktuar edhe me sulmuesin e krahut të Çelsit, Noni Madueke.

Në ndeshjen me Shqipërinë, “Tre Luanët” do të jenë në emergjencë në mbrojtje. Konkretisht krahu i majtë është i “zbuluar”.

Ljuk Shou është i dëmtuar, ndërsa Kirën Tripier është tërhequr nga arena ndërkombëtare, duke lënë vetëm Ben Çiluell si altërnativë për krahun e majtë. Por mëngjërashi i Çelsit për momentin nuk është titullar në ekipin e Mareskës, ç’ka e bën të vështirë grumbullimin në Kombëtare.

Talenti i Arsenalit Majls Ljuis-Skelli është i vetmi kandidat për këtë pozicion, por Tuhel për ta grumbulluar si fillim duhet të bisedojë me Federatën e Futbollit, e cila mund të mos pranojë që ta dërgojë 18-vjeçarin nga ekipet e moshave në ekipin e parë pa kaluar njëherë në Anglinë e moshave deri në moshën 21 vjeç.

 

tomas tuhel trajneri i anglisë ndeshja me shqipërinë kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje