TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 22:15

Novak Xhokoviç kalon dëmtimin, fiton me përmbysje ndaj Alkaraz dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Australia Open

Shkruar nga Pamfleti

Novak Xhokoviç kalon dëmtimin, fiton me përmbysje ndaj Alkaraz

Janë luajtur sot në Melburn ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të Australian Open në tenis, duke përcaktuar edhe gjysmëfinalistët e parë.

Novak Xhokoviç, 10 herë fitues i këtij turneu, kualifikohet për në gjysmëfinale pas fitores 3-1 ndaj spanjollit Karlos Alcaraz (4-6, 6-4, 6-3, 6-4). Fitore me përmbysje e serbit, që luajti një ndeshje të mirë pavarësisht moshës.

Fitore të vështirë arriti gjermani Alekandër Zverev, numri 2 në botë. Ai mposhti 3-1 (7-6, 7-62-6, 6-1) amerikanin Tomi Pol, në një sfidë të ekuilibruar dhe me shumë rivalitet, sidomos në dy setet e para.

Te femrat, tenistja bjelloruse Arina Sabalenka, numri 1 në botë, mundi 2-1 rusen Anastasia Pavliuçenkova (6-2, 2-6, 6-3). Një ndeshje me hope e Sabalenka, por që në fund arriti të fitojë dhe avancojë më tej.

Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë tenistja spanjolle Paula Badosa, aktualisht numri 11 në botë. Në takimin tjetër çerekfinal, ajo mundi 2-0 (7-5, 6-4) amerikanen Koko Gauf, duke dalë për herë të parë në gjysmëfinalen e një grand slam.

karlos alkaraz novak xhokoviç australia open

Lini një Përgjigje