
Espanjoli nuk do ta blejë Marash Kumbullën. Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, mbrojtësi shqiptar do të rikthehet te Roma më 30 qershor, periudhë në të cilën i përfundon huazimi.
Tek Espanjoli janë të kënaqur me paraqitjet e Kumbullës, por sipas asaj që bëhet e ditur, nuk janë kushtet e favorshme për shfrytëzimin e të drejtës së blerjes së kartonit.
24-vjeçari në këtë edicion të La Ligës ka luajtur 18 ndeshje, në shumicën prej tyre si titullar. Madje, ai ka shënuar edhe një gol, ndaj Majorkës.
Lini një Përgjigje