TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 17:34

“E pahijshme masakra që iu bë nga tifozët e Interit”, gazetari italian mbron Asllanin: Bëri ndeshje të madhe, askush nuk është si Çalhanoglu

Shkruar nga Pamfleti

“E pahijshme masakra që iu bë nga tifozët e Interit”,

Gazetari i njohur italian, Sandro Sabatini ka dalë në mbrojtje të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar është sulmuar ashpër ditët e fundit, për performancat e tij jo aq pozitive.

Megjithatë, pas ndeshjes me Empolin ku Asllani dhuroi edhe asist, gazetari Sabatini i del në mbrojtje mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Mund të them se Asllani nuk është ‘alhanoglu, por askush në Europë nuk është ‘alhanoglu. Dhe nuk është faji i Asllanit, është faji i ‘alhanoglu. Ndaj edhe për faktin se mua më pëlqen të jem në anën e më të kritikuarve, a mund të them një fjalë për Asllanin? Pasi sinqerisht më është dukur e padrejtë dhe e pahijshme masakra që është bërë nga ana e vetë tifozëve të Interit ndaj Asllanit.

Asllani, të paktën sonte le ta themi kështu, ka bërë një ndeshje të madhe. Dhe të njëjtën gjë edhe në Venecia. Dhe Asllani është një lojtar i mirë. Ai nuk është Çalhanoglu. Por nuk është se duhej ndeshja me Bolonjën për të zbuluar se Asllani nuk është Çalhanoglu”, është shprehur gazetari italian, Sandro Sabatini.

sandro sabatini gazetari italian kristjan asllani

Lini një Përgjigje