TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 17:56

“Cilësitë e Hysajt nuk vihen në diskutim”, trajneri i Lacios: Nuk ka luajtur për arsye të tjera

Shkruar nga Pamfleti

“Cilësitë e Hysajt nuk vihen në diskutim”, trajneri i

Lacio fitoi 3-0 në transfertën e “Bentegodit” përballë Veronës, me Elseid Hysajn që rikthehej titullar në një ndeshje kampionati pas një kohe të gjatë.

Mbrojtësi shqiptar, që luajti gjatë gjithë ndeshjes, ka marrë vlerësime për paraqitjen e tij në fushë nga mediat italiane.

Edhe vetë trajneri i Lacios, Marko Baroni, nuk i ka kursyer lëvdatat në drejtim të Hysajt.

Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Hysaj. Cilësitë e tij nuk janë vënë asnjëherë në diskutim, ai është një lojtar shumë i mirë, por ka qendruar jashtë skuadrës për arsye të tjera”, ka thënë pas ndeshjes tekniku Baroni.

 

marko baroni trajneri i lacios elseid hysaj

Lini një Përgjigje