TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 16:50

“Nuk kam folur me Asllanin”, Qazim Laçi para sfidës me Interin: Jam me Milanin, kjo ndeshje më motivon më tepër për të fituar

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam folur me Asllanin”, Qazim Laçi para sfidës me

Qazim Laçi ka folur para ndeshjes së Champions ku Sparta e Pragës përballet me Interin. Dy mesfushorë të Kombëtares shqiptare pritet të jenë përballë, teksa në krahun tjetër Asllani me shumë gjasa e nis nga minuta e parë.

Laçi ka folur në konferencë për shtyp para sfidës në Çeki, që fillon nesër në orën 21:00. Lojtari i Spartës së Pragës zbuloi që nuk ka pasur kontakte me Asllanin para sfidës. Po ashtu shtoi se mbështet Milanin në Itali, për këtë është dhe më i motivuar.

Sinqerisht nuk kam folur me Asllanin. Është një shok, por do të jemi kundërshtarë përgjatë 90 minutave. Nuk mendoj se është ndeshje e pamundur me Interin. Në Itali jam me Milanin, prandaj kjo sfidë më motivon më tepër.

Interi ka një nga mesfushat më të forta, nesër do na duhet diçka më tepër për të konkurruar me ta. Në opinionin tim janë një nga skuadrat më të mira në Europë prej disa vitesh. Ata i shkuan pranë dhe fitimit të Ligës së Kampioneve”, u shpreh Qazim Laçi.

 

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare champions league

Lini një Përgjigje