TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 16:27

Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, nesër prezantohet ish-mesfushori gjirokastrit

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, nesër prezantohet ish-mesfushori

Edi Martini zyrtarisht është larguar nga Teuta.

Martini, që e kishte paralajmëruar dorëheqjen pas humbjes me Partizanin, largohet kështu për herë të katërt në tre vitet e fundit.

Postimi i skuadrës së Teutës në Facebook:

"Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme", njofton klubi durrsak.

“Panorama Sport” ka njoftuar më parë për zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Bledar Devollin, që prezantohet nesër te durrsakët.

Ish-mesfushori gjirokastrit mbylli sot bashkëpunimin me Lirinë e Prizrenit në Kosovë.

Lini një Përgjigje