TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 16:05

Ançeloti mohon zërat për largimin nga Reali: Do iki bashkë me Florentino Perez

Shkruar nga Pamfleti

Ançeloti mohon zërat për largimin nga Reali: Do iki bashkë

Lajmi i bujshëm për Realin dje ishte Ançeloti, që tregohej se do e mbyllte si trajner në Madrid. Një largim që do të konkretizohej pas përfundimit të këtij sezoni.

Vetë Ançeloti i ka mohuar këto zëra. Tekniku i Realit tha se dëshiron të largohet bashkë me presidentin Perez, kur ky i fundit ta mbyllë.

Jo, dua të jem shumë i qartë. Nuk do vendos një datë për largimin tim, nuk do të ndodhë kurrë.

Një ditë do të largohem, por nuk e di se kur. Nuk do e vendos atë. Mund të jetë nesër, në pak ndeshje, një vit ose pesë. Perez do vazhdojë këtu për 4 vite më shumë, dhe objektivi im është të arrij këto 4 vite, kështu që mund të largohemi bashkë”, tha Ançeloti.

Tekniku italian ka gjithë besimin e presidentit të Realit, por dy disfatat me Barcelonën i kanë trazuar disi ujërat.

karlo ançeloti trajneri italian real madrid

Lini një Përgjigje