
Arbitri i Superligës së Kosovës, Genc Nuza, ka fituar gjyqin me trajnerin Tahir Batatina. Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor trajnerin, teksa është dënuar me gjobën 600 euro.
Genc Nuza e akuzoi për kanosje trajnerin e Llapit, pas sfidës së luajtur me Prishtinën në “Fadil Vokrri” më 31 gusht të vitit 2024.
Postimi i arbitrit Genc Nuza:
“Të nderuar miq. Pasi kam bërë denoncim për kanosje si gjyqtar kryesor në ndeshjen e Albi Mall Superligës në Futboll, e zhvilluar më 31.08.2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, sot më 21.01.2025 kam pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë aktgjykimin si palë e dëmtuar.
Gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj meje gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare si gjyqtar futbolli.
Pavarësisht dënimeve që shqiptojnë organet e drejtësisë, ju siguroj se për çdo sulm, kërcënim, akuzë dhe shpifje ndaj meje dhe familjes sime, gjithmonë do t’i drejtohem organeve të drejtësisë. Sinqerisht, Genc Nuza”.




Lini një Përgjigje