TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2025, 13:16

Tirana kthen Shkëmbin, ish-trajneri bardheblu do të ulet sërish në stol

Shkruar nga Pamfleti

Tirana kthen Shkëmbin, ish-trajneri bardheblu do të ulet sërish

Bledi Shkëmbi do të kthehet sërish tek Tirana. Ish-kapiteni i Skënderbeut do të jetë përsëri trajner i skuadrës më të shquar të futbollit shqiptar.

Ai do të zerë vendin e Gugash Maganit, që dha dorëheqjen pas humbjes 4-0 ndaj Egnatias në “Arenën Kombëtare”.

Detyra e Shkëmbit do të jetë tepër e vështirë pasi ekipi kryeqytetas është në vendin e parafundit në renditje, pra në zonën e rrezikshme që të zbret nga kategoria.

Ai rikthehet pas vetëm pak muajve, sepse e drejtoi Tiranën në fillim të këtij sezoni derisa u shkarkua nga presidenti Halili në fund të nëntorit.

Shkëmbi shkëlqeu si futbollist sidomos me Skënderbeun, ndërsa si trajner ka drejtuar disa ekipe si Teutën, Dinamon dhe në Kosovë me Ballkanin e Lirinë e Prizrenit.

kf tirana bledi shkembi

Lini një Përgjigje