
Interi ka fituar 3-1 ndaj Empolit në “San Siro” dhe tani renditet në vendin e dytë me 47 pikë, 3 pikë më pak se Napoli, por me një ndeshje më pak. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Zikaltrit krijuan disa raste, por nuk arritën dot t’i konkretizonin në mënyrën e duhur.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 55, Lautaro Martinez dërgoi topin në rrjetë me një super goditje nga larg. Një gol vërtetë i bukur i El Toro-s, që mori duartrokitjet e mbi 61 mijë tifozëve zikaltër në stadium.
Lautaro Martínez me këtë gol, 111 në total, barazoi golashënuesin e dytë më të mirë të huaj në historinë e Interit në Serinë A, Mauro Ikardin, përpara tyre është vetëm Stefano Nyers me 133 gola.
Goli i dytë u shënua nga Dumfris në minutën e 79. Holandezi dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit të Kristjan Asllanit nga goditja e këndit.
Në minutën e 84, miqtë ngushtuan shifrat në 2-1 me golin e shënuar po nga një interist, Sebastiano Esposito, i huazuar nga Interi tek Empoli, i cili sigurisht që nuk festoi përpara tifozëve zikaltër.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt ishte Markus Turam që vulosi fitoren e Interit me golin e tij, pas asistit të marrë nga Arnautoviç.
Lini një Përgjigje