TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 20:45

Triumfon Inter Miami, Mesi i përgjigjet vërshëllimave meksikane me gol dhe jo vetëm (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Triumfon Inter Miami, Mesi i përgjigjet vërshëllimave meksikane

Tek Inter Miami po bëhen gati për sezonin e ri, teksa këtë fundjavë, ekipi i Maskeranos zhvilloi një miqësore.

Inter Miami mundi 3-2 meksikanët e Club America, në ndeshjen e luajtur në “Allegiant Stadium”. Protagonist në këtë takim ishte Lionel Messi, i cili realizoi gol në minutën e 34, pas një asisti të Suarez.

Pas golit, Mesi u kthye me shpinë duke treguar emrin e tij mbi fanelë dhe më pas, me gjeste të dorës, dërgoi një mesazh që dukej sikur thoshte: “Unë kam tre, po ju?”.

Ai iu referohej tre trofeve të “Copa America” të fituar nga Argjentina, krahasuar me asnjë të tillë nga Meksika.

 

Ylli argjentinas, Mesi duket në formë, në prag të edicionit të ri të MLS që nis shumë shpejt. Për “pleshtin”, ky është sezoni i 3 me Inter Miamin.

 

lionel mesi ish-sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje