
Partizani u rikthye te fitorja në kampionat. Të kuqtë e kryeqytetit mposhtën Teutën në transfertë, me rezultatin 2-0, në sfidën e javës së 21 në Superiore.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Në minutën e 46, Janjeva zhbllokoi sfidën, i ndihmuar edhe nga një devijim.
Në minutën e 77, ishte afrimi i kësaj merkatoje, Podstrelov, i cili dyfishoi shifrat duke vulosur fitoren.
Me këtë triumf, Partizani merr vendin e parë me 37 pikë, po aq sa edhe Vllaznia. Në krahun tjetër, Teuta mban vendin e shtatë me 23 pikë.
Skënderbeu është mundur në shtëpi nga Vllaznia. Miqtë i falen Balajt dhe Malës pët të marrë 3 pikët me shifrau në stadiumin “Skënderbeu”.
Sulmi i shkodranëve ishte i përkryer dhe preciz. Balaj shënoi hat-trick, por një gol iu anulua nga Xhaja. Ish-i i Kombëtares gjithsesi arriti dopietën si ndaj Tiranës duke vërtetuar dhe njëherë formën e jashtëzakonshme.
Jo vetëm Bekimi ishte brilant sot. Esat Mala ishte një tjetër emër i sulmit që shkëlqeu. Shënoi golin e vulosjes dhe qetësisë, asistoi shokun e ekipit dhe fitoi 11 metërsh. Me pak fjalë ishte një mbrëmje ekstra pozitve për Tomas Bërdariç dhe skuadrën veriore.
Skënderbeu nga ana tjetër nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrelas që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Likuinjas. Gjoka ndodhet në halle të mëdha dhe serioze në fund të tabelës.
Lini një Përgjigje