TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 16:23

“Kujtimi i tij është i paharruar”, Partizani kujton Panajot Panon në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta: Është gdhendur në historinë e futbollit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Kujtimi i tij është i paharruar”, Partizani kujton

Klubi i Partizanit i ka kushtuar ditën e sotme një postim në rrjetet sociale legjendës Panajot Pano, duke kujtuar pikërisht ditën kur e nda nga jeta legjenda e futbollit shqiptar. Klubi i kuq ka dashur të nderojë në këtë mënyrë imazhin e futbollistit më të famshëm në historinë e të kuqve, një nga figurat më përfaqësuese të futbollit në vendin tonë.

Postimi i skuadrës së Partizanit:

Sot mbushen 15 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si Legjenda e Futbollit shqiptar përgjatë karrierës së tij 18-vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanellën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano regjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Lojtari i Shekullit” akorduar nga UEFA/FIFA si dhe “Nderi i Kombit” dekoruar nga ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi në vitin 2009.

Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten ngaherë të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve e sportdashësve, dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozërisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

panajot pano ish-futbollisti i partizanit

Lini një Përgjigje