TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 21:02

Leverkuseni mban hapin e Bajernit, Xhaka nuk zhgënjen kurrë dhe “servir” golin për ‘aspirinat’

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni mban hapin e Bajernit, Xhaka nuk zhgënjen kurrë dhe

Çabi Alonso i ka dhënë fund “dënimit” të Florian Virtz, i cili kishte nisur ndeshjet e kaluara nga stoli dhe sulmuesi gjerman i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme duke udhëhequr kampionët në fuqi të Bundesligës drejt suksesit të radhës me shifrat 3-1 ndaj Borusia Mynshengladbah.

Talenti gjerman ishte i pandalshëm teksa shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, ndërsa më pas dha edhe asistin e golit të tretë të realizuar nga Shik. Goli i Klajndinst në shtesë shërbeu vetëm për statistikë personale në këtë ndeshje.

Xhaka dha një pasim mjaft të bukur për Florian Virtz, me këtë të fundit që e dërgoi më pas topin në fundin e rrjetës së kundërshtarit.

Me këtë asist, Xhaka shkon në kuotën e 6 të tillëve gjatë këtij sezoni me Leverkusenin. Gjithashtu, mesfushori 34 vjeçar me origjinë shqiptare, ka gjetur edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës.

Kësisoj, Leverkuseni mban hapin e Bajern Mynih me fitoren e radhës, duke qëndruar 4 pikë pas bavarezëve kryesues në këtë duel në distancë mes dy skuadrave që rivalizojnë për titullin në këtë edicion.

bajer leverkusen borusia mynshengladbah bundesliga

Lini një Përgjigje