TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 20:06

Juventusi del nga kriza përballë Milanit, bardhezinjtë hakmerren për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi del nga kriza përballë Milanit, bardhezinjtë hakmerren

Ka përfunduar ndeshja e javës ë 21 në Serië A mes Juventusit dhe Milanit. Bardhezinjtë kanë mundur 2-0 kuqezinjtë në Torino për të marrë hak për përballjen e fundit mes dy klubeve.

Milani në ndeshjen e fundit mes 2 skaudrave arriti të surprizonte djemtë e Motas në gjysmëfinalen e Superkupës. Por, kësaj radhe “Zonja e Vjetër” nuk harroi dhe mori hakun e mosdërgimit në finalen e Superkupës së Italisë.

Ueah vulosi fatet e sfidës me një festim delirant pas golit të dytë në minutën e 64. Turam dhuroi asistin duke bërë që dy djelmoshat e dy ish-futbollistëve që kanë luajtur në Itali të kolaborojnë.

Mbangula 5 minuta më herët arriti të zhbllokonte shifrat për bardhezinjtë. Nga brenda zonës belgu shënoi edhe falë devijimit dhe fatit. Menjo reagoi por prekja e francezit ishte e pamjaftueshme për të shmangur disfatën.

Milani mbetet në kuotën e 31 pikëve duke harruar startin e mirë të Konseisaos në pankinën kuqezi. Juventusi pas “grande” fitores shkon në 37 pikë dhe hyn në zonën Champions.

juventus milan seria a

Lini një Përgjigje