TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 18:03

Liverpuli triumfon në “frymën e fundit”, Darvin Nunjez bën heroin për të kuqtë

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli triumfon në “frymën e fundit”, Darvin Nunjez

Liverpuli vuan por fiton 0-2 në fushën e Brentfordit. Darvin Nunjez ishte heroi i “Të kuqve” në këtë sfidë, e cila rezultoi mjaft delikate.

Në minutën e 90, uruguajani shfrytëzoi në maksimum një asist të Aleksandër-Arnold nga krahët, për të dërguar kështu në festë tifozerinë. Në shtesë, po Nunjez, me një gjuajtje të bukur, sigloi përfundimisht shifrat në 0-2.

Ekipi i Slot kryeson kampionatin me 50 pikë, 7 pikë më shumë se Arsenali ndjekës. Brentford nuk ndjen rrezikun e rënies nga kategoria, pasi është në mesin e tabelës.

Në ndeshjet e tjera, Fulhemi mposhti me shifrat 2-0 në transfertë Leistërin njësoj si Kristal Palas-Uest Hemin. Njukasëlli u mund në shtëpi nga Bërnmuthi me rezultatin 1-4

liverpul brentford premier liga

Lini një Përgjigje