
Tim Civeja ka gjetur golin në Gjermani për skuadrën e Sarbruken. Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 45, ndërsa dërgoi skuadrën e tij në avantazhin 2-0 përballë Mynih 1860.
I gjithë stadiumi brohoriti emrin e tij. Ishte Civeja që fillimisht tentoi portën, ndërsa më pas përfitoi nga topi tjetër në zonë.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 20 të Bundesliga 3. Sarbruken e kërkon këtë fitore për të qendruar në vendin e tretë në divizionin e tretë gjerman.
Lini një Përgjigje