TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 15:34

Bylisi mposht pastër Laçin dhe merr fitoren e dytë radhazi, ballshiotët i largohen “zonës së ftohtë”

Shkruar nga Pamfleti

Bylisi mposht pastër Laçin dhe merr fitoren e dytë radhazi,

Bylisi ka triumfuar në transfertë përballë Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e Kurbinit, përfundoi 0-3 në favor të miqve, duke bër që ballshiotët të marrin fitoren e dytë radhazi.

Dy golat u shënuan nga protagonisti absolut i kësaj sfide, Berko. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutat 25 dhe 61. Ndërsa për golin e 3 mendoi Peralta, në minutën e 77.

Me këtë fitore, Bylisi shkon në kuotën e 24 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6, në krahun tjetër me 20 pikë të grumbulluara, skuadra e Laçit mbetet në vendin e 8 të renditjes.

laçi abissnet superore bylis

Lini një Përgjigje