TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 17:35

Bajerni merr fitoren e 4 radhazi, bavarezët mposhtin Volfsburgun në shtëpi dhe presin gafën e Leverkusenit

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni merr fitoren e 4 radhazi, bavarezët mposhtin Volfsburgun në

Bajerni ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e javës së 18 të Bundesligës ndaj Volfsburgut, teksa kanë triumfuar në shtëpi me rezultatin 3-2. Bavarezët kanë marrë kështu fitoren e 4 radhazi.

Majkëll Olize realizoi një gol mjaft të bukur me goditje nga jashtë zone duke mposhtur portierin Grabara të miqve, një gardian me mjaft potencial. ‘Hero” ishte Gorecka për bavarezët, i cili hapi serinë e golave dhe i dha praktikisht fitoren me golin e tretë e të dytë perosnal.

“Ujqërit” i bënë disi ballë vendasve në Mynih duke realizuar 2 gola. Ashtu si për të kuqtë, edhe te jeshilët pati dopietë. Amura realizoi në minutat 24 dhe 88, duke hapur pak shpresën për ndonjë pikë të mundshme.

Djemtë e Kompani mbajnë hapin perfekt me 45 pikë në vend të parë. Xhaka luan në mbrëmje me qëllim ngushtimin e diferencave.

bajern mynih volfsburg bundesliga

Lini një Përgjigje