TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 18:50

Atletiko mposhtet në transfertë dhe i jep asist Barçës dhe Realit, Grizman ndëshkon madrilenët

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko mposhtet në transfertë dhe i jep asist Barçës dhe

Leganese ka shtangur Atletikon e Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 në La Liga.

Kampionët e dimrit në Spanjë u mposhtën në transfertë me shifrat minimale 0-1. Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 50 nga Nastasik.

Në minutën e 90, “Los Kolçoneros” patën mundësinë të barazonin shifrat, por Antuan Grizman gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë humbje, skuadra e Simeones i jep mundësinë Barcelonës që t’i afrohet në rast se fiton me Getafen dhe Realit t’i marrë kreun në rast triumfi me Las Palmasin.

 

atletiko madrid leganes la liga

Lini një Përgjigje