TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 19:46

PSG “vret” Lensin dhe thellon diferencën me vendin e dytë, parisienët me ‘një dorë’ te titulli

Shkruar nga Pamfleti

PSG “vret” Lensin dhe thellon diferencën me vendin e dytë,

PSG-ja ka fituar me rezultatin 2-1 në fushën e Lensit në kuadër të javës së 18 në Ligën 1. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, të cilët realizuan përmes M’Bala Nzola në minutën e 36.

Në pjesën e dytë, PSG-ja u hodh në sulm për të barazuar shifrat dhe në fund eventualisht ia dolën që të përmbysnin takimin. Fillimisht ishte Bredli Barkola, i cili në minutën e 54 bëri një goditje tejet të fortë, por Herve Kofi bëri një pritje fantastike për t’i mohuar golin.

Pak minuta më vonë ishte pikërisht Barkola, i cili asistoi te Fabian Ruiz që në minutën e 59 barazoi rezultatin. Në minutën e 78, parisienët patën mundësinë për të përmbysur ndeshjen, por edhe gjuajtjen e Desir Due e priti sërish portieri i vendasve.

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, në skenë doli sërish Barkola, i cili shënoi në minutën e 87 për 2-1 me ndihmën e traversës.

Me këtë fitore, PSG-ja shkon në kuotën e 46 pikëve, dhjetë më shumë se Marseja në vendin e dytë që ka 36 pikë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur.

 

psg lens liga 1

Lini një Përgjigje