TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 20:41

Arsenali bën “vetëvrasje” ndaj Aston Vilës, ‘Topçinjtë’ shohin kreun me dylbi

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali bën “vetëvrasje” ndaj Aston Vilës,

Barazim dramatik, Arsenali bën “vetëvrasje” ndaj Aston Vilës. Edhe pse udhëhiqnin me 2 gola, “Topçinjtë” e Mikel Artetës, nuk mundën të arkivonin 3 pikë në duelin që u mbyll me shifrat 2-2.

Martineli ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 35, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe golin e dytë me Haverc, por miqtë nuk u dorëzuan, duke shtangur skuadrën e Artetës, teksa realizuan 2 herë me Tilemans dhe Uatkins në minutat 60 dhe 68.

Vendasit shënuan në minutën e 87 me Merinon, por goli u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë nga Haverc.

arsenal aston vila premier liga

Lini një Përgjigje