TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 15:35

Uzuni boshatis dollapin, sulmuesi kuqezi gati për eksperiencën e re në MLS; nesër vizitat mjekësore në Madrid

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni boshatis dollapin, sulmuesi kuqezi gati për eksperiencën e re

Myrto Uzuni shumë shpejt do të finalizojë transferimin e tij tek Austin në kampionatin amerikan të futbollit, duke nisur një eksperiencë të re në MLS. Por tani është koha e përgatitjeve për të lënë Granadën dhe Spanjën, si dhe për t’u bërë gati për jetën në SHBA.

Sot, sulmuesi ka qenë i pranishëm në ambientet e klubit, duke përfituar nga fakti që ekipi luante në transfertë ndaj Levantes. Ai ka mbledhur gjërat e tij personale që ishin në ambientet e klubit, duke boshatisur dollapin dhe bërë kështu fakt të kryer largimin nga spanjollët.

Gjithsesi, për t’i vënë pikën mbi “i”, do të duhet të presë ditën e hënë, kur do të udhëtojë drejt Madridit. Ai do të zhvillojë në një klinikë atje të gjithë testet mjekësore të nevojshme, para se klubi amerikan të paguajë klauzolën e largimit prej 12 milionë eurosh te Granada dhe Uzuni të nënshkruajë kontratën që e lidh me të.

myrto uzuni sulmuesi shqiptar austin skuadra amerikane

Lini një Përgjigje