TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 22:47

Ndeshje e jashtëzakonshme në Bergamo, Napoli zhyt në krizë Atalantën e Gjimshitit dhe nis marshimin në krye

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshje e jashtëzakonshme në Bergamo, Napoli zhyt në krizë

Një nga ndeshjet më të bukura të këtij edicioni në Serinë A është zhvilluar padyshim ditën e sotme. Napoli ka arritur të fitojë mes golave të shumtë ndaj Berat Gjimshitit.

Atalanta e hapi serinë me Reteguin që në minutën e 16. Politano që tashmë ka më shumë hapësira pas largimit të “yllit” gjeorgjian Kvarashkelia shpërbleu besimin e Kontes dhe barazoi në minutën e 27.

Mesfushori skocez që ka gjetur veten më së miri në fanelën blu, MekTomeni realizoi për t’i dhënë avantazhin napolitanëve, për të përmbysur gjithçka dhe për të çuar Napolin në dhomat e zhveshjes me fitoren momentale.

Lukman, lojtari afrikan më i mirë i vitit nuk mungoi në shou. Nigeriani dribloi 5 futbollistë dhe shënoi një realizim mjaft të veçantë në minutën e 55-. Vazhdimi i ecurisë pozitive që të dy sulmuesve të bergamaskëve është një fakt që kënaq Gasperinin përtej ikjes së 3 pikëve.

Gjimshiti luajti mirë dhe mori një karton të verdhë, në një natë ku mbrojtja ishte në hije, pasi sulmi mori detyrat përsipër dhe eklipsoi legjionarin dhe “dardanin” Rrahmanin. Lukaku bëri “heroin” për Konten dhe i dha fitoren miqve në minutën e 78.

Atalanta e Gjimshitit duket se është zhytur në krizë, ku në 4 ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 barazime dhe 1 humbje. Tashmë diferenca me skuadrën e Kontes është thelluar në 7 pikë. 

Napoli shkon në 50 pikë dhe shton diferencën me Interin, nga 3 në 6 pikë. Zikaltërit kanë 2 sfida minus, ndaj jo çdo gjë është mbyllur për klubin e Amir Rrahmanit. Atalanta sheh tani Juventusin t’i vijë nga mbrapa, pasi diferenca me jugorët e Napolit bëhet 7 pikë dhe paksa e pamundur.     

napoli atalanta seria a

Lini një Përgjigje