TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 17:35

Brajton mposht Junajtid dhe i shkakton humbjen e 10 sezonale, Totenhemi “zhytet” në ‘zonën e ftohtë’

Shkruar nga Pamfleti

Brajton mposht Junajtid dhe i shkakton humbjen e 10 sezonale, Totenhemi

Pas dy fitoreve dhe një barazimi, mes Kupës e kampionatit, Mançester Junajtid u rikthye te humbja në Premier Ligë, duke regjistruar disfatën e 10 sezonale.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën me rezultatin 3-1 në shtëpi nga Brajtoni. Pjesa e parë u mbyll në barazim, pasi miqtë shënuan të parët me Minteh në minutën e 5, ndërsa Bruno Fernandes barazoi në minutën e 23.

Në fraksionin e dytë, Brajtoni realizoi dy herë të tjera me Mitoma në minutën e 60 dhe Ruter në minutën e 76.

Kjo humbje e lë Mançester Junajtid në vendin e 13 me 26 pikë, ndërsa Brajtoni ngjitet i nënti me 34 pikë.

Fitore të madhe regjistroi Evertoni, që mposhti 3-2 Totenhemin. Ky triumf e ngjit Evertonin në vendin e 16 me 20 pikë, 4 më pak se Totenhemi i vendit të 15.

mançester junajtid brajton premier liga

Lini një Përgjigje