TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 16:45

“Ishte i fikur”, trajneri i Leçes flet për Ramadanin: Nuk kam dyshime për aftësitë e tij, po rritet shumë

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte i fikur”, trajneri i Leçes flet për Ramadanin:

Ylber Ramadani mund të shohë minutazhin e tij të rritet ndjeshëm në ndeshjet e radhës të Leçes, pasi trajneri Marko Xhampaolo, ka filluar të marrë në konsideratë mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Ai kishte humbur vendin në formacion që kur në pankinë u ul ish-trajneri i Milanit, por ky i fundit tashmë e sheh me një sy tjetër futbollistin kuqezi.

Para ndeshjes ndaj Kaljarit, Xhampaolo ka vlerësuar reagimin e Ramadanit në këtë periudhë, teksa ka theksuar se ndoshta fakti se mesfushori nuk ishte shfaqur në formën më të mirë, ishte sepse kishte pasur bindjen se kishte vendin të sigurt mes titullarëve.

Në fund të ndeshjes me Empolin i bëra elozhe Ramadanit pasi është përgjigjur i gatshëm, por sidomos sepse ka punuar gjithmonë dhe në periudhën e fundit e ka parë veten duke mos luajtur, por ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer në aspektin profesional.

Është e drejtë që të inatoset pasi nuk luan, por ai inatin e ka katalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duhet të them se ka qenë çdo ditë aty duke punuar. Ishte më i fikur më parë… ndoshta ishte më i sigurt për disa hierarki dhe përgjigja ishte pozitive në bazë të rrugëtimit që ka bërë. Nuk kam dyshime rreth tij në krahasim me fillimin, e shoh të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme”, tha Xhampaolo para mediave për Ramadanin.

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare marko xhanpaolo trajneri i leçes

Lini një Përgjigje