TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 18:21

Reali merr komandën e La Ligës, Mbape fantastik përballë Las Palmas

Shkruar nga Pamfleti

Reali merr komandën e La Ligës, Mbape fantastik përballë Las

Reali i Madridit ka lënë pas zhgënjimin në finalen e Superkupës të Spanjës ndaj Barcelonës dhe ka fituar pasditen e sotme 4-1 ndaj Las Palmas, ndeshje e vlefshme për javën e 20 në La Liga.

Edhe pse miqtë shënuan që në minutën e parë me Silva, madrilenët përmbysën shpejt shifrat. Në minutën e 18 erdhi barazimi, Mbape shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Rodrigo.

Më pas “Los Blancos” shënuan dy gola në 3 minuta. Brahim Diaz  në minutën e 33, pas asisit të Lukas Vaskez, në minutën e 36 erdhi goli i tretë për  ekipin e Ançelotit pas super kombinimit Rodrigo-Mbape, francezi dërgoitopin në rrjetë.

Në minutën e 56 të pjesës së dytë ishte radha e Rodrigos për të shënuar golin e katërt pas asistit të marrë nga Fran Garsia. Rezultati do ishte akoma edhë më i thellë, por VAR-i iu anulloi 3 gola madrileënve.

Pas kësaj fitoreje, Reali merr vendin e parë në La Liga me 46 pikë, dy më shumë se Atletiko e Madridit dhe 7 pikë më shumë se Barcelona. Ndërkohë Las Palmas renditet në vendin e 14 me 22 pikë.

real madrid las palmas la liga

Lini një Përgjigje