Gllasgou Renxhërs ka triumfuar ditën e sotme në shtëpi përballë Fraserburgh, në sfidën e vlefshme për raundin e 1/16 të Kupës së Skocisë. Kjo ndeshje përfundoi me fitoren 5-0 të Renxhërs.
Nedim Bajrami ishte një nga protagonistët absolut në këtë sfidë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare asistoi në golin e dytë dhe të tretin për të tijtë. Si fillim, Bajrami asistoi në minutën e 52 e më pas në minutën e 57.
Një paraqitje mjaft e mirë e tetovarit, që tregon edhe njëherë tjetër se është një nga pikat kyçe të gjigantit skocez. Në krahun tjetër, Renxhërs shkon kështu në 1/8 e Kupës.
Lini një Përgjigje