
Lacio ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 0-3 në “Bentegodi” ndaj Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 të Serisë A. Bardhekaltrit shënuan pas 90 sekondave lojë, Samuel Gigot dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit nga Zakanji nga goditja e këndit.
Bulaje Dia shënoi të dytin pas një topi të marrë Guenduzi dhe finalizimit të tij perfekt. Me shifrat 0-2 u mbyllën 45 minutat e para. Kryeqytetasit shënuan golin e tretë në minutën e 58 me Zakanji, i cili përfitoi nga gafa e mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë.
Vlen për t’u përmendur rikthimi i Elseid Hysaj si titullar, ku shkodrani bëri një paraqitje shumë të mirë. Me këtë fitore, Lacio renditet në vendin e katërt me 39 pikë, duke zbritur Juventusin nga zona Champions, ndërsa Verona renditet në zonën e ftohtë, në vendin e 18 me 19 pikë.
Lini një Përgjigje