TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 19:35

Siti tregohet i pamëshirshëm në shtëpi, “qytetarët” i shkaktojnë ‘tërmet 6 ballësh’ Ipsuiçit

Shkruar nga Pamfleti

Siti tregohet i pamëshirshëm në shtëpi,

Mançester Siti ka marrë sot një fitore bindëse si ato të kohëve të vjetra. “Qytetarët” shënuan 6 gola në Ipsuiç, duke korrur një fitore të thellë.

Goli i parë u shënua nga Fil Foden në minutën e 27, pas asistit të Kevin De Brojne. Tre minuta më pas ishte radha e Foden për të asistuar për Mateo Kovaçiç, kroati shënoi golin e dytë pas një goditjeje të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Në minutën e 42 ishte sërish Foden që dërgoi topin në rrjetë pas kombinimit të bukur Doku-De Brojne dhe aksioni u finalizua në mënyrë perfekte nga anglezi. Pjesa e parë u mbyll 0-3.

Në fillimin e pjesës së dytë ishte Doku që konkretizoi në mënyrën e duhur një aksion personal duke shënuar golin e katërt për Sitin. Nuk kishte si të mungonte pa shënuar Erling Haland, i cili nënshkroi një kontratë për 10 vite me “Qytetarët” gjatë javës që po lëmë pas, duke u bërë futbollisti më i paguar në ligë. Norvgjezi shënoi golin e pestë për Sitin, pas asistit të Doku. Belgu ishte në super formë sot dhe ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme.

Në minutën e 68 ishte djaloshi i ri Xhejms MekAti, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë pas një asisti shumë të bukur të Kovaçiç. Me këtë fitore, Siti renditet në vendin e katërt me 38 pikë, 12 pikë larg Liverpulit, që renditet i pari.

mançester siti ipsuiç premier liga

Lini një Përgjigje