TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 21:07

Nejmar përgatit rikthimin e bujshëm aty ku u dashurua nga të gjithë tifozët, braziliani “ndjek” zemrën

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar përgatit rikthimin e bujshëm aty ku u dashurua nga të

Santos ka filluar bisedimet me Al-Hilal për rikthimin e Nejmar në shtëpi, pikërisht aty ku bëri për vete të gjithë tifozët e futbollit me talentin e tij, e mbi të gjitha fitoi interesin e shumë klubeve të mëdha, e më pas ndodhi transferimi te Barcelona.

Klubi brazilian kërkon huazimin e Nejmarit për 6 muaj, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e një transferimi përfundimtar, por problem mbetet paga e lojtarit, ku braziliani është një nga lojtarët më të paguar në botë me atë që merr tek Al-Hilal.

Klubi saudit është i lodhur me Nejmarin, dëmtimi i rëndë që pësoi braziliani e la jashtë për muaj të tërë, po ashtu dhe ato minuta që ka luajtur nuk është se ka bërë diferencën në fushë.

Për brazilianin ka interes edhe nga Inter Miami, klubi i MLS-së kërkon të bëjë sërish bashkë treshen ikonë të Barcelonës, MSN-në e famshme, por duket se pista Santos është më e mundshme, pasi dhe dëshira e vetë lojtarit është të rikthehet në shtëpi.

nejmar sulmuesi brazilian santos

Lini një Përgjigje